Lotaria e Maqedonisë së Veriut: Opozita shqiptare të kërkojë falje, s’ka tender për karrige e aparate të reja për lojërat e fatit

Nga Lotaria e Maqedonisë së Veriut përmes një reagimi kanë mohuar akuzat e opozitës shqiptare (VLEN) për tender të ri për furnizim me 2 mijë aparate të reja për lojëra të fatit. Nga Lotaria kërkojnë që opozita të kërkojë falje, përndryshe thonë se do të parashtrojnë padi për shpifje dhe dëmtim të imazhit.

Reagimi i Lotarisë së Maqedonisë së Veriut:

Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut demanton ashpër dezinformatat dhe të pavërtetat e plasura nga opozita shqiptare për gjoja hapjen e procedurës tenderuese për 2 mijë aparate dhe 2 mijë karrige të reja për lojërat e fatit.

Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut informon opinionin e gjerë se nuk ka pasur dhe nuk ka një procedurë të tillë tenderuese, dhe se informacionet plasohen për qëllime politike dhe për të dëmtuar imazhin e Lotarisë Shtetërore.

Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut kërkon nga eksponenti i opozitës shqiptare që liferojë këto informacione në pres-konferencë me media, por edhe nga koalicioni i opozitës shqiptare që të kërkojnë falje për informacionet e pavërteta të plasuar në opinion, ndryshe do te përballen me padi për shpifje dhe dëmtim të qëllimshëm te imazhit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu