Lorik Cana takohet me Albin Kurtin, merr lavdata nga kryeministri i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Canën.

Ai tha se së bashku kanë diskutuar mbi punët që po bëhen në sporta dhe tha se vlerësuan rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik, përcjell Klankosova.tv.

“Me Lorikun herën e fundit u patëm takuar këtë verë gjatë Kampionatit Europian të futbollit në Gjermani, në mbështetje të kombëtares shqiptare. Para pak ditësh, në Tiranë ai shfaqi dokumentarin për arbëreshët e Italisë. Shkëlqimi i tij në fushën e gjelbër si kapiteni ikonik i Shqipërisë, vazhdon me punët e mira që Loriku bën për promovimin e kulturës kombëtare shqiptare”.

“Sot u pamë për të diskutuar mbi punët e mira që po bëjmë në sport. Në veçanti, vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik, për t’i bërë pjesë të kulturës së përgjithshme të shoqërisë. Përherë kënaqësi biseda me Lorik Canën, djaloshin nga Gjakova që ka meritë të madhe në mirëmbajtjen e frymës së atdhedashurisë”, shkroi Kurti në Facebook.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu