‘Loja më e dobët në fazën e grupeve’, ish-futbollisti Rraklli: Kombëtarja nuk shfrytëzoi kundërsulmet, la shumë hapësirë

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Altin Rraklli ka analizuar ndeshjen e kombëtares shqiptare me Moldavinë që
përfundoi me shifrat 1-1.

Rraklli tha se rezultati mund të kishte qenë ndryshe nëse kombëtarja shqiptare do t’i kishte shfrytëzuar rastet që pati duke shënuar golin e dytë.

“E lamë kundërshtarin të na vinte në vështirësi pas barazimit. Por ishte mënyra sesi e bëmë lojë, se u treguam shumë egoistë dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Kishim mundësi ta kishim mbyllur lojën duke shënuar golin e dytë, por i lamë shumë hapësirë kundërshtarit. Na duhej një pikë që të siguronim kualifikimin, e morëm këtë kështu që duhet të jemi të kënaqur”- tha Rraklli.
Sipas ish-futbollistit kjo ishte loja më e dobët që Shqipëria ka bërë në fazën e grupeve dhe se ana fizike e lojtarëve nuk ishte në nivelin e duhur.

“Për mendimin tim ishte loja më e dobët që kemi bërë në këtë fazë grupesh. Duke parë edhe kundërshtarin që kishim përballë, kishim më shumë mundësi. Duhet të shfrytëzonim 2/3 kundërsulme që i patëm, por u treguam egoistë. Edhe ana fizike e lojtarëve nuk ishte në nivelin e duhur”- u shpreh ish-futbollisti për Report TV.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu