Lloga: Taravari nuk ka paguar qiranë dhe faturat e selisë së ASH-së!

Krenar Lloga në Daily Click në TV21 u ankua se Arben Tarvari nuk ka paguar qiranë dhe faturat e selisë së ASH-së në Shkup. Lloga thotë se ka pasur marrëveshje që është bërë gjatë takimit Sela-Taravari, në shtëpinë e Jeton Selimit. Ndërsa në takim thotë se ka qenë prezent edhe Garip Kaba.

“Z. Ziadin Sela i ka thënë që të lutem Arben zgjidhe selinë, edhe Arbeni i ka thënë jo zgjidhe ti. Ziadini i ka thënë tani më je ti kryetar dhe unë mendoj që selia kryesore që është në Tetovë do të duhet të takojë ty Arben, ne po mbajmë selinë në Shkup, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës. Dhe që nga kyçja e Arben Taravarit në qeverisje me VMRO-në, ai nuk ka paguar selinë në Shkup, faturat e qirasë dhe faturat e tjera dhe pronari që na ka takuar, na ka komunikuar disa herë, ka thënë se e kam takuar, në fillim më tha Arbeni që po deri sa të vendose gjykata dhe tani më thotë se jo ne kemi qenë deri në zgjedhje. Dmth njeriu është rekorder në mos-mbajtjen e fjalës”, theksoi Lloga.

Në lidhje me këtë çështje pyetëm Arben Taravarin, ai thotë se shpenzimet ua ka paguar deri në muajin qershor.

“Deri në fund të qershorit ua kam paguar edhe qiranë po edhe punëtor (shofer) dhe makinë (bile me të shtrenjtë se makina që e përdori unë si kryetar partie). Tash më ato funksionojnë më shumë si OJQ, dhe si krahu i BDI-së. Une ju uroj suksese!”, tha Taravari për TV21.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu