Tani, në këtë përbërje qeveritare, shqiptarët janë përfaqësuar më dobët krahasuar jo vetëm me përbërjen qeveritare të 2002 por edhe në përbërjen qeveritare të PPD-së. Madje, disa prej ministrive të ndara për përfaqësuesit shqiptarë janë pozicione të dorës së dytë, shpesh cilësuar si “ministri të byrekut”, që nënkupton se janë poste pa shumë peshë vendimmarrëse.
Ishte pikërisht ky propozim i kryeministrit të atëhershëm Zaev arsyeja pse ne vendosëm të largohemi nga koalicioni qeveritar në 2017. Në atë kohë, Aleanca refuzoi të pranojë Ministrinë për Byrek, duke kërkuar një pozicion që do të kishte ndikim më të madh në qeveri. Si alternativë, kryeministri Zaev na ofroi pozicionin e zv.Kryeministrit për qeverisje të mirë dhe luftën kundër korrupsionit (një detyrë që tani udhëhiqet nga Arben Fetai)