Liderët e VLEN-it mblidhennë ora 14:00. A do ti jepet edhe nje mundësi Taravarit?

Liderët e koalicionit VLEN do të mblidhen sot në orën 14:00 për të diskutuar vendimin e Aleancës për Shqiptarët, e udhëhequr nga Arben Taravari, për të garuar me lista të veçanta në zgjedhjet e ardhshme lokale. Takimi do të mbahet pa praninë e Taravarit.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, e bëri të ditur këtë takim gjatë një aktiviteti ekologjik në Orizare të Likovës.
Ky zhvillim vjen pas vendimit të Aleancës për Shqiptarët për të dalë me lista të veçanta për këshilltarë komunalë në zgjedhjet lokale, ndërsa janë të hapur për bashkëpunim me partitë e tjera për kandidatët për kryetarë komunash.

Koalicioni VLEN përbëhet nga Lidhja Demokratike, Alternativa, Lëvizja BESA, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Takimi i sotëm pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e bashkëpunimit brenda koalicionit dhe për strategjinë e përbashkët në zgjedhjet lokale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu