Armëpushimi i arritur mes Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani ka hyrë në fuqi në orën 4 të mëngjesit sipas orës lokale.
Palët pranuan marrëveshjen e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, një fitore e rrallë për diplomacinë në rajonin e traumatizuar nga dy luftërat shkatërruese të vitit të fundit.
Menjëherë pas kësaj banorët civilë kanë nisur të rikthehen në banesat e tyre në të dyja anët e kufirit.
Makina dhe furgona të mbushura me dyshekë, valixhe apo mobilje kaluan nëpër qytetin port jugor të Tirit, i cili u bombardua rëndë ditët e fundit përpara armëpushimit, duke u nisur më në jug.
Disa makina valëvitnin flamuj libanezë ndërsa të tjera i binin borisë.
Ushtria e Libanit, e cila ka për detyrë të ndihmojë në sigurimin e armëpushimit, tha në një deklaratë herët këtë të mërkurë se po përgatitej të vendosej në jug të vendit.
Presidenti i SHBA, Biden foli nga Shtëpia e Bardhë pas bisedave me liderët e të dy vendeve.
“Ky është krijuar për të qenë një ndërprerje e përhershme e armiqësive. Ajo që ka mbetur nga Hezbollahu dhe organizata të tjera terroriste nuk do të lejohet të kërcënojë përsëri sigurinë e Izraelit”, tha Biden.
Biden të cilit i ka mbetur shumë pak kohë në Shtëpinë e Bardhë tha se do të vijojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje edhe me Hamasin.
Armëpushimi në Liban është mirëpritur nga liderët botërorë.
Edhe Irani, financuesi kryesor i Hezbollah përshëndeti përfundiminn e lufitmeve dhe siguroi mbështetje të plotë për qeverinë, popullin dhe rezistencën libaneze./vizionplus.tv