Levizja “POPULLI” themelon degen e saj ne komunen e Shutkes

Lëvizja “POPULLI” filloi me krijimin e strukturave partiake.
Në prani të kryetarit Skender Rexhepi – Zejdi sonte në komunën e Shutkës, me aklamacion u zgjodh kryetari i degës Orhan Muça, i cili është njëri nga themeluesit e Lëvizjes “POPULLI” dhe i cili në këtë detyrë vjen si aktiviteteti i tij i parë në struktura partiake.
Fjalë rasti pati edhe anëtari i Kuvendit Qendor të Lëvizjes “POPULLI”, Llokman Limani i cili u përqëndrua në rëndësinë e aktivizimit të banorëve të komunës me qëllim të përmirësimit të standardeve jetësore për të gjithë banorët e komunës.
Në fund fjalë rasti pati vet kryetari i Lëvizjes “POPULLI” Skender Rexhepi – Zejdi, i cili pasiqë i përgëzoi organizatorët për një organizim tejet të suksesshëm, foli mbi rethanat politike që gjendet vendi ynë si dhe nevojën e angazhimit politik edhe të atyre qytetarëve të cilët të zhgënjyer nga shumë premtime qeveritare deri sot, kanë abstenuar nga proceset zgjedhore. Më tutje, ai shtoi që, jo vetëm dega e Shutkës por e gjithë Lëvizja “POPULLI” do të jenë zëri i të gjithë qytetarëve duke artikuluar kerkesat dhe nevojat e tyre në të gjitha institucionet relevante në vend.
Në fund u theksua se do të vazhdohet me themelimin e strukturave partiake në komunat tjera, me ç’rast për javën e ardhshme u paralajmërua themelimi i degës së Lëvizjes “POPULLI” në komunën e Çairit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu