Laerti befasohet edhe nga një tjetër i ftuar special: Kryetari i Bashkisë së Kolonjës shpall atë qytetar nderi

Pas festës dhe surprizës së madhe që mori nga familja dhe miqtë, Laerti u befasua edhe nga një i ftuar tjetër në natën finale të Big Brother VIP Albania.

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, erdhi për ta nderuar dhe shpallur Laertin si qytetar nderi i Kolonjës, një titull që i jepet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë.

Erioni lexoi: “Me motivacionin për meritat e larta artistike në teatër, film dhe në jetën artistike të vendit, për përçimin e identitetit të vendit dhe origjinën në skena ndërkombëtare, si artist dhe personalitet i zëshëm, për promovimin e krahinës së Leskovikut, shpallet zotin Laert Vasilin qytetar nderi”.

Ky moment ishte një tjetër befasi e bukur për Laertin, që e ka ndihmuar gjithmonë për të ruajtur lidhjen me origjinën e tij dhe ka promovuar kulturën shqiptare në botë.

Ky titull erdhi si një vlerësim për gjithë punën dhe pasionin që Laerti ka investuar gjatë viteve, duke u bërë një figurë e njohur dhe e dashur për publikun.

Shpallja e tij si qytetar nderi është një nder i madh, që i jepet për arritjet e tij artistike dhe për ndikimin që ka pasur në shoqërinë shqiptare. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu