Nëse merret parasysh vetëm numri i votave, fitues në këto zgjedhje janë VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja, përkatësisht Fronti Europian, thotë analisti Zhidas Daskallovski. Por siç shtoi ai, është e dukshme se koalicioni VLEN do të festojë një lloj fitoreje për shkak se është partner parapëlqyer i partisë fituese të zgjedhjeve VMRO-DPMNE. Sipas tij, gjasat janë të mëdha që ata të dalin si fitues për shkak se do të hyjnë në përbërjen e Qeverisë së re.
Por si do të formohet përbërja e re qeveritare nëse ndryshimet kushtetuese mbeten kusht i vendosur nga partitë shqiptare, kusht i Frontit Europian por edhe i VLEN, të cilët mes vetes kanë marrëveshje për këtë çështje që para zgjedhjeve. Sipas Lupço Zikovit një marrëveshje e tillë nuk është evidentuar në noter, kështu që nuk është e obligueshme me ligj.
Por sipas Kërzhallovskit, ndryshe është retorika parazgjedhore e ndryshe bisedohet pas zgjedhjeve, kur dihen numrat. Profesori Mersel Billalli, nuk beson se VMRO-DPMNE dhe Qeveria e re, kushdo që ta formojnë, do t’i bëjnë ndryshimet kushtetuese. Një pjesë e të ftuarve në Click Plus janë skeptik rreth ndryshimeve kushtetuese dhe thonë se është e mundur që nëse ata nuk realizohen në periudhë prej 6 muajve që nga formimi Qeverisë, është e mundur që shteti të hyjë në krizë politike.