Kupa e RMV-së: Tikveshi dhe Voska Sport për trofeun e parë historik

Finalja zhvillohet të mërkurën në ora 19:00

Të mërkurën nga ora 19:00 në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, zhvillohet edicioni i 31-të me radhë Kupa e Maqedonisë së Veriut në futboll mes Tikveshit nga Kavadari dhe Voska Sport inga Ohri. Për të dyja ekipet është kjo finala e pare në historin e këtyre klubeve.

Finalja e Kupës së Maqedonisë është diçka e veçantë, beteja për kupën pritet të jetë spektakël i vërtet pasi fituesi fiton të drejtë të përfajqësoj vendin në Konferencë Ligë. Në pritjet të ndeshjes finale sot u mbajt press konferencë ku pritshmërit e veta për ndeshjen finale i dhanë trajnerët e ekipeve Gjorgji Mojsov i Tekveshit dhe Srgjan Zaharievski i Voska Sport

““Kjo është një finale historike. Tikveshi është klub me traditë të madhe, por është hera e parë që jemi në këtë nivel. Të mos jemi modest, duam të fitojmë, qoftë pas 90 minutash lojë, pas 120 minutave apo penalltive. Voska është një kundërshtar që meriton respekt, por ne kemi ardhur për trofeun”, tha Mojsov, duke shtuar: Besoj se lojtarët e mi do të jenë maksimalisht të motivuar dhe se do ta mbyllim këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme. Fituesi mund të vendoset nga një moment, gabim apo frymëzim i një futbollisti të caktuar”. deklaroi trajneri Gjorgji Mojsov.

““Tikveshi ka një traditë të madhe, ndonëse është hera e parë pas kaq vitesh që Kavadarët kalojnë në finale. Ndryshe nga ata, ne jemi një klub i ri që ekziston prej disa vitesh, ky është viti i parë i Voskës në Ligën e Parë dhe arritëm menjëherë në një finale historike, që është një sukses i madh. E përfunduam kampionatin në vendin e dëshiruar, kështu që tani do të luajmë kundër Tikveshit në Kupën e Maqedonisë. Ata janë hit në sezonin pranveror dhe dua t’i përgëzoj për vendin e katërt në tabelë që është një arritje e madhe për Tikveshin. Ata po luajnë mirë, por ne ende jemi në formë të mirë, kemi qenë të pamposhtur për një kohë të gjatë dhe kemi ardhur në Shkup për të garuar dhe fituar Kupën e Maqedonisë. Një herë kam marrë pjesë në finale si trajner i Metalurgut dhe kemi humbur me Rabotniçkin. Shpresoj se tani me Voska Sport do të jemi më të suksesshëm dhe do t’i realizojmë qëllimet tona”, tha Zaharievski.

Ndërsa dy kapitenët e ekipeve Aleksandar Verelovski i Tikveshit dhe Kostandin Zahov për ndeshjen finale u shprehën optimist se ato do të jenë ato që do ta ngrenë Kupën. Kujjtojmë se Tikveshi deri në finale arriti duke I eliminuar Arsimin, Pelisterin dhe Shkupin, ndërsa Voska Sport eliminoi Karbincin, Struga Trim Lum dhe Makedonija Gj.P. drejtësinë në këtë ndeshje finale do ta ndaj arbitri ndërkombëtar Aleksandar Stavrev, ndërsa përherë parë do të aplikohet WAR sistemi./tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu