Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administratë

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë etnike në institucionet shtetërore, me çka rritet numri për punësim i maqedonasve, ndërsa ulet numri i shqiptarëve. Në llogaritjen e re për punësimet është përfshirë vetëm numri i popullsisë rezidente sipas Regjistrimit të fundit. Llogaritja e mëparshme, në të cilën sipas Minçevit nuk ishte respektuar Ligji për të Punësuarit në Sektorin Publik, është nga viti 2022 kur ministër ishte Admirim Aliti.

GORAN MINÇEV,MINISTËR I ADMINISTRATËS PUBLIKE

“Ndryshimi i përqindjeve të mjetit balancues është bërë ekskluzivisht në përputhje me Ligjin për të Punësuarit në Sektorin Publik, i cili më parë nuk ishte respektuar. Kjo do të thotë se në llogaritjen e balancuesit si pjesë e planeve vjetore për punësim në institucionet e sektorit publik do të përfshihet vetëm numri i popullsisë rezidente, ndërsa popullsia jorezidente është përjashtuar nga llogaritja e balancuesit”.

Ndërkaq, në lidhje me këtë ndryshim, ka reagur nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, i cili në rrjetin e tij social ka shkruar se “ Kjo që ka ndodh, nënkupton mijëra shqiptar më pak në administratë, gjykata e prokurori”.

ARBËR ADEMI, NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Prej fillimi e kemi thënë, kjo Qeveri monoetnike e pa legjitimitet ndëretnik ka për qëllim demontimin e të gjitha të arriturave prej vitit 2001 e këndej, kuptohet duke shfrytëzuar si instrument listën e dytë të VMRO-s, ekipin B të saj-ВРЕДИ! Kjo që ka ndodh, nënkupton mijëra shqiptar më pak në administratë, gjykata e prokurori!

Sipas llogaritjeve të reja në planet vjetore për punësim në institucionet e sektorit publik, përqindjet janë korrigjuar: maqedonasit nga 54.21% janë ngritur në 58.44%, shqiptarët nga 29.52% kanë rnënë në 24.30%, turqit nga 3.98% në 3.86%, romët nga 2.34% në 2.53%, serbët nga 1.18% në 1.30% dhe vllehët nga 0.44% në 0.47%./SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

OKB hedh poshtë planin izraelit të ndihmës për Gazën, pasi rrezikon civilët

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë hedhur poshtë propozimin e Izraelit për të dërguar ndihma në Gaza – në kushte të kontrolluara nga ushtria –...

Trump kërkon zhbërjen e programit bërthamor të Iranit, por sinjalizon fleksibilitet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se objektivi i negociatave me Iranin është sigurimi i “zhbërjes së plotë” të...

Momenti kur lideri i opozitës turke goditet me shuplakë mes turmës

Një person goditi Özgür Özel, udhëheqësin e partisë më të madhe opozitare në Turqi, Partisë Republikane Popullore (CHP), teksa ai po largohej nga një...

Arabia Saudite njofton gjoba të mëdha për shkelësit e vizave të Haxhit

Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite ka njoftuar gjoba të rënda deri në 100,000 SAR (rreth 26,000 dollarë – rreth 24,000 euro)...

Haradinaj për letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut: Duhej bërë menjëherë pas zgjedhjeve, jo tani

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar me rezervë letrën publike të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti drejtuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu