Kualifikimi në Euro 2024, Armand Duka i përlotur: E meritojmë, vulosim vendin e parë në Tiranë

Kualifikimi në Euro 2024 ka sjellë festë. Me të drejtë së pari filloi në stadiumin “Zimbru” mes tifozëve, stafit të FSHF-së dhe futbollistëve.

I pranishëm në këtë festë ishte edhe Presidenti Armand Duka që dukej i përlotur nga emocionet e këtij kualifikimi.

“Ishte fundi i një cikli shumë të bukur. Ishte një edicion fantastik. Çunat kanë thënë maksimumin. Kanë kualitet jo vetëm në shpirt dhe vlerësim për fanellën. Ia dolën dhe dua t’i falenderoj shumë. Dua t’i përgëzoj shumë çunat që ishin në fushë, Sylvinho, stafin, tifozët e mrekullueshëm që ishin sot dhe që kanë qenë gjithmonë”, u shpreh ai.

Ai theksoi se Shqipëria është skuadra më e mirë e grupit dhe në Tiranë ka për të vulosur vendin e parë.

“Unë besoj se Ishim skuadra më e mirë e grupit dhe jemi skuadra më e mirë e grupit. E meritojmë vendin e parë dhe do ta vulosim këtë vend të parë në Tiranë, jam i sigurt”, tha Duka./tvklan.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu