Kryemadhi për Metën: E kam dashur dhe e dua, divorcin nuk e kisha menduar kurrë

Në një deklaratë për mediat Monika Kryemadhi është shprehur se nuk e kishte menduar kurrë divorcin me Ilir Metën, duke shtuar se janë momente të vështira të jetës së saj emocionale.

Deputetja tha se “Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuk e kisha menduar kurrë”. Ndër të tjera Kryemadhi deklaroi se e ka dashur dhe do vazhdojë të dojë ish-bashkëshortin e saj, i cili ndodhet në burg që prej së hënës.

“Janë në momente të vështira të jetës sime emocionale. Çdo gjë e kisha menduar, por vetëm divorcin nuk e kisha menduar ndonjëherë. Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuk e kisha menduar kurrë. E kam dashur Ilir Metën dhe e dua, nuk ka rëndësi se çfarë bën ai. Ai është babai i fëmijëve të mi, më ka bërë kjo që jam, të jem vetvetja. Më ka lënë të jem e lirë, e drejtpërdrejtë, edhe impulsive edhe pse me kosto. Por kur një gjë mbaron, mbaron. Nuk është çështja tek rikthimi, por tek ajo se si ti ndihesh. Por prioritetet e një gruaje si puna ime, janë fëmijët,. Në një moshë të re mund ta kisha vrarë veten për Ilir Metën si Romeo me Zhuljetën, por tani e vras veten vetëm për fëmijët e mi. Unë pavarësisht të gjithë gjërave, Ilir Meta ka qenë dhe është politikan patriot e serioz.”, tha Kryemadhi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu