Kryediplomati turk: Izraeli e sheh çdo vend arab dhe musliman si një kërcënim

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan ka deklaruar se “Izraeli e sheh çdo vend arab dhe musliman si një kërcënim dhe kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme”, transmeton Anadolu.

Në një prononcim për gazetën “Financial Times” me bazë në Britani të Madhe, Fidan lidhur me veprimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump tha se “Është një paralajmërim për të krijuar qendrën tonë dhe për t’u bashkuar”. Ai theksoi se në rast të shpërbërjes së NATO-s, Türkiye do të dëshironte të ishte pjesë e një arkitekture të re evropiane të sigurisë.

Sa i përket sigurisë së Evropës, Fidan tha se “Shigjeta ka dalë nga harku dhe nuk ka rrugë për ta kthyer atë”.

“Edhe nëse presidenti Trump zgjedh të mos tërhiqet nga Evropa tani, është e mundur që në të ardhmen dikush me pikëpamje dhe ide të ngjashme politike mund të mendojë të zvogëlojë kontributin e SHBA-së në sigurinë evropiane”, shtoi Fidan.

– “Sulmet tokësore që vazhdojnë dhe lëvizjet e reja ushtarake janë një provokim i qartë”

Në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj jugut të Sirisë, Fidan tha: “Sulmet tokësore që vazhdojnë dhe lëvizjet e reja ushtarake janë një provokim i qartë. Izraeli e sheh çdo vend arab dhe musliman si një kërcënim dhe kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Strategjia për të mbajtur të dobëta të gjitha shtetet kufitare nuk mund të mbrohet”.

Duke tërhequr vëmendjen se organizata terroriste PKK/YPG, e cila përdor emrin “SDF” në Siri, është “armiku i betuar i Türkiyes”, Fidan tha se nuk mund të lejohet që organizata terroriste të vazhdojë aktivitetet e saj.

Ai tha se “kërkuan t’i jepej një shans” administratës në Damask për të zgjidhur çështjen e organizatës terroriste PKK/YPG. Fidan theksoi se nëse është e nevojshme, Ankaraja mund të marrë përsipër kampet dhe burgjet e kontrolluara nga PKK/YPG dhe në të cilat qëndrojnë anëtarët e organizatës terroriste DEASH dhe të afërmit e tyre.

Fidan bëri të ditur se situata është çështje e inteligjencës dhe fuqisë ajrore. “Prandaj, nëse ne si fqinjë të Sirisë arrijmë të krijojmë platformën tonë rajonale, ne mund të vazhdojmë të luftojmë kundër DEASH-it edhe nëse SHBA-ja tërhiqet”, tha ministri turk.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu