Krasniqi: Kosova nuk meriton një qeveri që për katër vite i shërbeu vetvetes, ne do të jemi ndryshimi

Ka filluar konventa e PDK-së, ku kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza do ta shpalosë programin qeverisës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në hapje të Konventës së PDK-së, ka thënë me Hamzën kryeministër do të bëhet dallimi mes keqqeverisjes dhe qeverisjes së mirë.

Ai tha se Kosova nuk meriton një qeveri që për katër vite i ka shërbyer vetëm vetvetes, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Lexo edhe:
Nga sot kthehet procedura e lehtësuar në kufirin Kosovë-Shqipëri për fundjavat dhe ditët e festave
Bislimi: Raporti i Progresit dëshmon se po ecim me hapa të shpejtë drejt përafrimit me BE-në
Djali i Ramiz Kelmendit kandidat për deputet në listën e AAK’së
“PDK sonte po e nis një etapë të re me vizionin për një Kosovë më të mirë. Si kryetar ju premtoj se ndryshimin do ta shihni në çdo vendim e projekt që do të marrim përsipër. Kosova nuk meriton një qeveri që kërkon ti shërbejë vetvetes siç ka bërë kjo Qeveri për katër vite. Vizioni jonë është i qartë, Kosovën duhet ta bëjmë më të mirë. Askush nuk mund ta shkruajë fatin tonë për ne. Me bindje të plotë e kam nominuar kandidat për kryeministër, Bedi Hamzën. Jam i bindur se Hamza është kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova sot. Si kryetar i partisë e kam ndjerë për obligim që ta marr këtë vendim.

Bedri Hamza është zgjedhja e duhur sepse kjo është ajo që do ta bëjë dallimin mes keqqeverisjes dhe qeverisjes së mirë. Historia e dashurisë dhe kontributit për Kosovën vazhdon me ne”, tha Krasniqi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore....

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu