Kovaçevski: M-NAV është bërë si kompani familjare, një familje ka deri në brezin e tretë të punësuar

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke komentuar situatën në M-NAV, tha se ky institucion po i ngjan një kompanie familjare, përcjell TV21. Kovaçevski duke e përmendur shembullin e kryetarit të Sindikatës, Aleksandar Tasevski, i cili është pranuar në punë në kohën kur babai i tij ka qenë shef në këtë institucion, ndërsa vëllai i tij vazhdon të punojë në M-NAV, tha se duhet rishikohet mënyra e punësimit.
“Fillimisht mendoj se ajo kompani është bërë si kompani familjare, sepse kur e shikoni ka deri në brezin e tretë të punësuar, kur ta merrni kryetarin e Sindikatës, babai i tij ka punuar atje, ai punon, vëllai i tij punon. Në fund ata janë bërë familje në të cilën ka konflikte, që zakonisht ndodhin tek njerëzit në shtëpi. Vlerësoj se, ashtu siç thotë edhe Komisioni Europian, duhet të shihet mënyra se si i bëjnë konkurset, mënyrën dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve dhe kështu me radhë”, pohoi Kovaçevski./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu