Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëfinancim të projektit të rrugës Tetovë-Prizren

Kosova dhe Maqedonia e Veriut sot kanë marrëveshje për bashkëfinancim të projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren.

Dokumentin e nënshkroi ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut, Bekim Rexhepi. Marrëveshja u nënshkrua në prani të ministrit të MTL-së, Bllagoj Bochvarski, si dhe zëvendësministrit kosovar Hysen Durmishi.

Rexhepi tha se kësaj marrëveshje i kanë paraprirë disa takime të grupeve të të dyja shteteve dhe se kanë gjetur një zgjidhje optimale se kah duhet të kalojë kjo rrugë.

“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës sepse po fillojmë një kapitull të ri të zgjerimit të rrjetit rrugor të lidhjes rajonale. Kisha nderin që së bashku me Ministrin Aliu të nënshkruaj marrëveshjen për bashkëfinancimin, kompletimin dhe ndërtimin e tunelit në drejtimin e aksit rrugor Tetovë-Prizren. Kësaj marrëveshje ndërshtetërore i kanë paraprirë një sërë takimesh të grupeve të punës nga të dyja vendet, të cilat i falënderoj sepse gjetën zgjidhjen më optimale për këtë projekt. Në bazë të studimit të fizibilitetit nga ana jonë janë ofruar opsione të ndryshme për zgjedhjen e trasesë së rrugës Tetovë-Prizren dhe e pranueshme për të dyja vendet ishte traseja në ndërtimin e tunelit 6.4 km të gjatë. Traseja e rrugës së re fillon në Tetovë përmes Kodrës së Diellit, Brodecit dhe përfundon në vendbanimin Veshallë nga pjesa e Maqedonisë së Veriut”, tha Rexhepi.

Ai shtoi se është edhe në të mirën e turizmit në Maqedoninë e Veriut meqë kalon edhe kah Kodra e Diellit – qendër turistike.

Ndërkaq, ministri Aliu tha se kjo rrugë ka rëndësi edhe rajonale dhe nuk po bëhet vetëm që të lidhë Prizrenin me Tetovën.

“Është një rrugë jashtëzakonisht e rëndësishme që s’e lidh vetëm Prizrenin me Tetovë, por edhe me autostradën “Ibrahim Rugova” që e lidh Prishtinën me Durrësin e Tiranën, rrjedhimisht krijon mundësi të kyçjeve nëpër korridore dhe më gjerë në nivel të rajonit”, pohoi Aliu.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu