Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se prania e ushtarëve në një urë, sipas tij, paraqet një lloj kufiri.
Në Klan Kosova, ai u deklaruar kështu derisa ishte duke folur për hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve.
“Nuk është e mbyllur tashmë ura në atë urë edhe kalohet në këmbë nuk është absolutisht e mbyllur. Janë të vendosur ushtarët aty, veturat nuk mund të lëvizin individët mund të lëvizin aty. Për ne është shumë me rëndësi, unë do ta kisha shtuar kështu, që sa i përket kësaj ure konceptualisht argument më i qëndrueshëm më duket domosdoshmëria e të qenit plotësisht funksionale si urë pa kurrëfarë pranie ushtarake mbi të shumë më shumë sesa ky argumenti që po jepet prej perspektivës së lëvizjes së automjeteve”.