Konjufca: BE-ja nuk mund të propozojë Asociacionin në vend të Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Bashkimi Evropian po e trajton Kosovën si jo shtet, duke thënë se qasja e BE-së është diskriminuese.

Sipas Konjufcës, Kosova duhet të mbrojë të drejtën e vet deri në fund dhe të ulet me BE-në “dhe të qartësojë deri në fund se kush e ka kompetencën”, derisa ishte duke folur për çështjen e themelimit të Asociacionit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca ka thënë se Kosova mund të jetë vonuar për draftstatutin e Asociacionit, por sipas tij, s’ka pasur periudhë kohore.

“Propozimi frankogjerman nëse mendon ndonjë kush se ky është një dokument përfundimtar i cili për Kosovës është merre ose leje, kjo i bie me përkthim se Kosovës i është marrë një ingerencë shumë e rëndësishme shtetërore të cilën e ka të garantuar edhe me procesin e negociatave dhe me marrëveshjet ndërkombëtare që i kemi arritur deri më tani. Nëse i referoheni ka baza edhe në kushtetutën e Kosovës edhe në ligjet e Kosovës dhe kjo është kompetenca që Kosova me propozu vet Draftin. Nuk mundet në vend të Kosovës me propozu draftin e asosacionit Bashkimi Evropian, kjo i bie që Bashkimi Evropian me ia grabitë një kompetencë shtetërore Kosovës”, ka thënë Konjufca.

“Me ia imponu Kosovës në këtë mënyrë, me thënë se ky është dokumenti dhe vetëm ky 20 faqësh dhe ky do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, unë mendoj që jo që nuk është fer ndaj Kosovës por mendoj se është një qasje shumë diskriminuese e Bashkimit Evropian i cili Kosovën e trajton si një jo shtet, kjo është pikërisht me trajtu Kosovën si jo shtet”, tha ai tutje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu