Konfederata e Sindikatave kërkon që paga minimale të jetë e njejtë me vendet e rajonit

Konfederatës së organizatave sindikale të Maqedonisë i është bashkuar sot Sindikata e Sektorit Privat, Administrativ dhe Publik , në të cilin përfshihen organizatat sindikale nga minierat dhe sindikatat nga ndërmarrjet publike në vetëqeverisjen lokale. Kryetari i konfederatës Marjan Risteski deklaroi se nga qeveria e re do të kërkojnë kushte më të mira për të punësuarit dhe që paga minimale të jetë më e lartë ose e njëjtë me vendet përreth, në të kundërtën, siç tha ai, ata pak punëtorë që kanë mbetur në vend do ta braktisin vendin.

MARJAN RISTESKI KRYETAR I KONFEDERATËS SË ORGANIZATAVE SINDIKALE TË MAQEDONISË
“Nga qeveria e re menjëherë do të kërkojmë që të fillojë dialogu social dhe shpresojmë që në të të ketë njerëz që dinë ta vlerësojnë punëtorin. Tashmë në 100 ditët e para do të dorëzojmë një kërkesë për të miratuar ligjin për marrëdhëniet e punës dhe për të rregulluar punësimet e përkohshme dhe kontratat në vepër. Do të kërkojmë që marrëveshjet në vepër të zgjasin më së shumti një vit, e jo si më parë 10 e edhe më shumë vite.”

Risteski tha se si sindikatë nuk do të lejojnë më persona joprofesionistë dhe të paaftë të menaxhojnë funksionet kryesore në shtet dhe shtoi se menjëherë do të shpallin publikisht emrat e atyre që do të konstatojnë se e kryejnë detyrën në mënyrë të papërshtatshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu