Kompania e biznesmenit shqiptar do ta furnizoj Maqedoninë e Veriut me gaz natyror

“Sole 24” një kompani që shet kryesisht energji elektrike në tregun e lirë në Maqedoninë e Veriut, është furnizuesi i fundit kur SH.A. “ESM” (Centralet Elektrike të Maqedonisë) e zgjodhi për blerjen e gazit natyror për dy termocentralet në Shkup.

Furnizuesi, i cili përndryshe është në pronësi të një biznesmeni nga Shqipëria, do të zëvendësojë kompaninë bullgare “Greystone”, e cila deri tani kishte bërë furnizimin me gaz natyror.

Kompania “Sole 24” duhet të sigurojë gaz nga 1600 deri në 2600 megavat orë me çmim prej 28.55 euro për megavat orë. Çmimi është dukshëm më i ulët krahasuar me muajt e kaluar, kur arrinte mbi 50 euro.

Pikërisht për këto arsye Komisioni Rregullativ për Energjetikë ka njoftuar se në mënyrë të jashtëzakonshme për 35 për qind po e zvogëlon koston e ngrohjes për të gjithë shfrytëzuesit e biznesit në Qytetin e Shkupit, si dhe për institucionet publike, shkollat ​​dhe kopshtet, më së shumti për shkak të rënies së çmimeve në bursat botërore.

“Sole 24” ka marrë licencën për tregtimin e gazit natyror në vitin 2022 dhe më 29 janar të këtij viti. Tina Manoleva, vajza e zëvendësministres së Shëndetësisë si një inxhiniere e re e elektroteknikës është emëruar drejtore e kësaj kompanie për tregtimin e energjisë elektrike në Maqedoni, e cila në të njëjtën kohë shet rregullisht sasi të mëdha të energjisë elektrike tek ESM.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu