Sot komentova në një nga postimet e Arben Taravari dhe, automatikisht, komenti u fshi dhe mora një bllok. Ky është komenti im, i cili nuk përmban asnjë fyerje apo ofendim, por thjesht pasqyron realitetin:
A je i njëjti njeri kur ishe ministër në 2017-ën dhe tani?
Atëherë, Tungjatjeta, ishe një nga ministrat më të suksesshëm, por tani ai sukses nuk është më i dukshëm. Kërkoj një sqarim, sepse e vetmja arsye që shoh është se atëherë ishe i udhëhequr nga një shqiptar, ndërsa tani po vepron si një servil i një partie ndaj së cilës kemi vuajtur për vite me radhë.
Besoj se i lexon komentet dhe do të dëgjosh zërin e popullit, i cili të dëshiron të mirën. Mbi të gjitha, jemi një gjak dhe nuk ia duam të keqen njëri-tjetrit. Është e dhimbshme të të shohim në një situatë të tillë, pa marrë parasysh dallimet që kemi.