Koalicioni VLEN garanton se nuk do të kalojë ligji për “Branitellat”

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti prej Uashingtonit, ku po qëndron për vizitë zyrtare, ka porositur se Ligji për “Branitellat”, i propozuar nga LSDM-ja nuk kalon. Sipas tij, me këtë ligj BDI, LSDM dhe “E Majta”, i kanë bashkuar forcat me qëllim që të realizohen paralajmërimet për destabilizim.

“Deputetët tanë janë kundër plotësimit të ligjit për branitellat pa ligj për privilegjet e pjesëtarëve të UÇK-së. Publikisht pyes: a është ligji për branitellat tentim për të nxitur tensione ndëretnike dhe për të defokusuar vëmendjen e publikut nga pasurimi marramendës kriminal i udhëheqësve të BDI-së?”, deklaroi Izet Mexhiti, Zv. kryeministër i parë.

Ndërkohë Arben Taravari në intervistën në Alsat, deklaroi se në periudhën në vazhdim do të diskutojnë me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE-së për këtë çështje. Megjithatë, kushti i tyre është që krahas “Branitellave”, të ketë zgjidhje edhe për ish ushtarët e UÇK-së.

“Kjo që ndodh sot është vërtetë shqetësuese dhe patjetër të ulemi si partnerë të koalicionit të diskutojmë. Në qoftë se kërkojmë zgjidhje, duhet të gjendet një zgjidhje edhe për ish ushtarët e UÇK-së edhe për branitellat ose ky problem të lihet për më tutje për ta zgjidhur. Por, të jetë reciproke dhe të jetë e dyanshme dhe jo e njëanshme ku njëra prej etnive të cilat jetojnë do të ndiheshin të ofenduar”, tha Arben Taravari, VLEN.

Ligji për “Branitellat” dhe familjarët e tyre i cili ndodhet në procedurë parlamentare është dorëzuar nga Sllavjanka Petrovska e LSDM-së. Me këtë ligj, listës së përfitimeve financiare për ish forcat e sigurisë dhe familjarët e tyre, i shtohet një nen i cili parashikon kompensim të njëhershëm financiar në bazë të shkallës së invaliditetit deri në 82.000 euro për person. Krahas “Branitellave” të vitit 2001, ligji do t’i kompensojë edhe familjarët e të vdekurve apo pjesëtarëve të vrarë të forcave të sigurisë nga viti 1991 deri në vitin 2024.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbrojtja thotë se Thaçi dhe Veseli kanë pasur vështirësi që të komunikojnë me familjarët e tyre

Gjatë parashtrimeve në konferencën mbi ecurinë e çështjes, të mërkurën në Hagë, mbrojtja e Veselit e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon tha se kërkesa...

Krenar Lloga: Kush ëndërron të na bëjë si vetja, është mendjelehtë! Kjo qeveri është antishqiptare. Pikë.

Në një deklaratë publike para zgjedhjeve parlamentare, Krenar Lloga ka dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë për situatën politike aktuale, duke kritikuar...

Ekskluzive: Qeveria “në panik”? Ziadin Selës i ofrohet karrigia e Kryeparlamentarit, Shëndetësia dhe Bujqësia!

Burime të brendshme nga koalicioni VLEN bëjnë të ditur për një ofertë të bujshme që i është bërë Ziadin Selës dhe Aleancës për Shqiptarët,...

A do hyjë Ziadin Sela në Qeveri? Izet Mexhiti shmang përgjigjen, por paralajmëron lëvizje të mëdha pas bashkëpunimit Ahmeti–Taravari!

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, nuk ka precizuar nëse Ziadin Sela me partinë e tij Aleanca për Shqiptarët, do të bëhet pjesë e Qeverisë,...

A do të përjashtohet ASH nga Qeveria? Mexhiti: Taravari ta bëj publik bashkëpunimin me BDI-në!

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, nuk është përgjigjur drejtpërdrejt nëse Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit do të largohet nga Qeveria, pas largimit nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu