Këto janë komunat më transparente në Kosovë

Sot Instituti GAP ka publikuar raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2023”.

Në një komunikatë për media GAP thotë se ky raport paraqet vlerësimin e tetë të Institutit GAP mbi transparencën buxhetore të komunave në Kosovë.

Sipas GAP vlerësimi bëhet duke u bazuar në numrin e dokumenteve buxhetore të publikuara, organizimin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë, si dhe përgjigjet e komunave në kërkesat e Institutit GAP për qasje në dokumente publike.

“Ndryshe nga trendi në tri vitet e fundit, në vitin 2023, transparenca buxhetore e komunave pati rënie, me një mesatare të pikëve prej 57.5. Kjo rënie në vitin 2023 është ndikuar në veçanti nga problemet teknike për qasje në ueb-faqet e pesë komunave, si: Skënderaj, Peja, Kamenica, Mitrovica e Jugut dhe Prizreni, për të cilat këtë vit nuk është bërë vlerësim. Kjo është bërë me qëllim që të mos penalizohen këto komuna për shkak të problemeve që nuk varen prej tyre, duke pasur parasysh se menaxhimi i ueb-faqeve të komunave është kompetencë e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI). Nga gjithsej 100 pikë të vlerësimit, 20 komuna kaluan mesataren e pikëve, ndërsa katër komuna arritën maksimumin prej 100 pikëve: Drenasi, Hani i Elezit, Lipjani dhe Vushtrria”, thuhet në komunikatë.

Tuje GAP thotë se në bazë të dokumenteve buxhetore të publikuara, dëgjimeve buxhetore të mbajtura dhe formatit të publikimit të dokumenteve, 12 komuna kanë shënuar progres në vlerësimin me pikë krahasuar me vitin paraprak, 16 komuna kanë shënuar regres, ndërsa 5 komuna kanë pikë të njëjta sikur vitin e kaluar.

“Progresin më të madh në vlerësim të këtij viti e kanë shënuar Komuna e Kaçanikut (+31.5 pikë), Mitrovicës së Veriut (+25 pikë), dhe Ferizajt (+24 pikë). Ndërsa, regresin më të madh në vlerësimin e këtij viti e kanë shënuar Komuna e Graçanicës (-37 pikë), Mamushës (-20 pikë), Gjilanit (-16.5 pikë), Parteshit dhe Ranillugut (-15 pikë)”.

GAP po ashtu thotë se gjithsej 33 komunat e vlerësuara kanë publikuar 207 dokumente buxhetore. Dokumentet më të publikuara gjatë vitit 2023 ishin raporti vjetor financiar për vitin 2023 dhe rregullorja për ndarjen e subvencioneve.

“Në anën tjetër, dokumentet më pak të publikuara ishin kartela analitike e kontos për shpenzimet e buxhetit të vitit 2023, raporti financiar për tremujorin e dytë (TM2) për vitin 2023 dhe listat e përfituesve të subvencioneve. Publikimi i buxhetimit të përgjegjshëm gjinor ka shënuar regres meqë është publikuar nga vetëm 12 komuna (nga 22 në vitin 2022)”, përfundon komunikata.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu