Kërcënon Irani: Nëse Izraeli sulmon, do të hedhim në erë objektet e naftës në të gjithë Lindjen e Mesme!

Në një kohë kur Izraeli duket se po “shënjestron” si pjesë e “përgjigjes” së tij infrastrukturën prodhuese të energjisë të Iranit, qoftë në lidhje me platformat e naftës dhe gazit natyror apo edhe objektet e tij bërthamore, me synimin për ta gjunjëzuar vendin ekonomikisht, iranianët kërcënojnë se do t’i vënë flakën gjithë Lindjes së Mesme.

Në veçanti, prej disa orësh Garda Revolucionare ka përdorur kanalet që ata kontrollojnë në Telegram për të lëshuar kërcënime që, nëse realizohen, do të nënkuptojnë “shembjen” e Lindjes së Mesme si një shtyllë energjie.

Konkretisht, këto burime pohojnë se nëse Izraeli vendos të sulmojë industrinë e naftës të Iranit, do të përgjigjet me goditje ndaj objekteve të naftës në Azerbajxhan, Oman, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këto janë vende që janë të lidhura në një mënyrë ose në një tjetër me Izraelin dhe që kundërshtojnë “boshtin e rezistencës” iraniane.

Azerbajxhani, nga ana tjetër, mban marrëdhënie të ngushta me Izraelin dhe për shkak të programeve të tij të armëve, Arabia Saudite është rivali i madh i Iranit për dominim në botën arabe, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe janë shteti arab që iu afrua më shumë paqes me Izraelin në kornizën e Marrëveshjeve të Abrahamit që u nënshkruan në epokën e Donald Trump.

Ndërsa Omani gjithashtu refuzon të pranojë “udhëheqjen” e Iranit në rajon për shkak të veçorive fetare.

Të gjitha vendet prodhuese të naftës që në fakt janë ato që furnizojnë Europën me energji, pas “embargos” ndaj naftës ruse. Pasojat e një sulmi të tillë sigurisht që do të ishin të pallogaritshme si për ekonominë botërore, ashtu edhe për ekonomitë e Bashkimit Europian, pasi e ardhmja e tij energjetike bëhet më… e dyshimtë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu