Kasami: Ky pushtet nga frika e humbjes, ka vendosur të manipulojë zgjedhjet!

Kryetari i Levizjes BESA, Bilall Kasami ka akuzuar pushtetin se nga frika e humbjes, ka vendosur të manipulojë zgjedhjet. Por, Kasami thote se, opozita nuk do ta lejoj një gjë të tillë.

“Sot edhe njëherë u dëshmua se ky pushtet, për shkak të frikës nga humbja, ka vendosur që t’i manipulojë zgjedhjet. Në vend se të përballet me argumentet tona për arsyen e plotësimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, kryetari I Kuvendit vendosi të ikë nga debati.

Nëse në këtë shtet duhet të argumentojmë për gjëra që janë aq të qarta, siç i përcakton rendi ligjor në vend, a mund ta marrim mend se çfarë është në gjendje të bëjë ky pushtet për gjëra që mund të interpretohen?!

Kjo që ndodhi sot në Kuvend është argument se pushteti po përgatit falsifikim të zgjedhjeve dhe prandaj ky është alarm jo vetëm për neve, por edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë se në çfarë niveli po degradon demokracia në vendin tonë. Pas kësaj humb edhe kuptimi i pluralizmit.
Sidoqoftë, ne nuk do të lejojmë të grabitet vullneti i qytetarëve, pavarësisht çmimit, ndërsa prej tash i sigurojmë qytetarët se pjesëmarrja jonë në zgjedhje, veç tjerash, e ka edhe rëndësinë e vendosjes së demokracisë në Maqedoninë e Veriut”, është shprehur Kasami.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu