Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell TV21. Kasami thotë se pas vendimit që pritet të marrë qeveria për Taravarin, mbështetja për shumicën parlamentare pritet të rritet.
“Çdo subjekt, unë e kam thënë dhe vazhdoj të insistoj në atë që çdo subjekt që largohet nga VLEN, nuk e ka përkrahjen e këtyre 107,000 votave të cilat i ka marrë koalicioni VLEN, prandaj pa marrë parasysh numrin e deputetëve, unë vlerësoj që koalicioni VLEN vazhdon të ketë mbështetjen dhe përkrahjen e qytetarëve, të atyre 107,000 votave të cilat i ka marrë dhe sigurisht të ketë edhe legjitimitetin, por këtu të sqarojmë opinionin që unë pres që në ditët në vijim, kur do të merret edhe vendimi formal në kuadër të qeverisë, për hapat e mëtutjeshëm, që numri dhe përkrahja e qeverisë të rritet dhe jo të vogëlohet”, deklaroi Kasami.