Shefja e diplomacisë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten, andaj kërkoi që të vazhdojë procesi i zgjerimit të bllokut. Kallas nuk përmendi shtetet, që sipas saj po rriten tensionet. Por, së voni në Bosnjë- Hercegovinë, autoritetet në entitetin e Republikës Sërpska kanë ndërmarrë disa veprime, që kanë rritur shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare për shkëputjen e mundshme të këtij entiteti serb nga Bosnja. NATO ka thënë se nuk do të lejohet që të rrezikohet paqja në Bosnje, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po shqyrtojnë disa opsione veprimi, duke theksuar se nuk duhet të ndodhë “shpërbërja e vendit dhe një konflikt i ri”.
“Kemi Ballkanin Perëndimor. Në kishim një darkë shumë të mirë mbrëmë ku diskutuam me miqtë tanë të Ballkanit Perëndimor. Ne shohim se tensionet po rriten dhe përfundimisht duhet të lëvizim me procesin e zgjerimit dhe kjo është diçka e pritshme dhe vërtetë na duhen histori suksesi”, deklalroi Kaja Kallas, Shefe e diplomacisë së BE-së. /Alsat.mk