Japoni, rritet në 241 numri i viktimave nga tërmeti

Rreth 13 mijë njerëz ende qëndrojnë në pikat e evakuimit ndërsa vazhdojnë punimet e kërkimeve për 11 persona për të cilët nuk ka asnjë informacion

Është rritur në 241 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmetet që ndodhën në rajonin Ishikawa në perëndim të Japonisë dhe në bregdetin e Gadishullit Noto, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga prefektura e rajonit Ishikawa thuhet se është rritur në 241 numri i personave që humbën jetën në tërmetet e shumta që ndodhën në javën e parë të janarit.

Rreth 13 mijë njerëz ende qëndrojnë në pikat e evakuimit ndërsa vazhdojnë punimet e kërkimeve për 11 persona për të cilët nuk ka asnjë informacion.

Teksa numri i ndërtesave të dëmtuara pjesërisht dhe të shkatërruara plotësisht ka arritur në 65 mijë, në të gjithë rajonin mbi 31 mijë shtëpi ballafaqohen me mungesë të ujit ndërsa mbi 1.500 shtëpi me ndërprerje të energjisë elektrike.

Qeveria qendrore njoftoi se në kuadër të projekteve të rindërtimit do të ofrojë mbështetje me 6 milionë jen (41 mijë dollarë).

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA) në periudhën 1-5 janar shumë tërmete me magnitudë nga 5 deri në 7 ballë kanë ndodhur në Gadishullin Noto dhe në brigjet e Ishikawa-s.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu