Izet Mexhiti ulet në kolltukun e Artan Grubit?

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nesër do të takohet me liderët e koalicionit VLEN. Mickoski pritet të realizojë takim për të biseduar për formimin e Qeverisë së re.

Sipas burimeve partiake, Mickoski ofron 4 ministri, nuk e jep Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Transporti dhe Lidhjeve, kurse liderët e VLEN-it kërkojnë 5 deri në 6 ministri dhe kryetarin e Kuvendit. Pas takimit të nesërm, bisedimet pritet të vazhdojnë në nivel të grupeve të punës.

Burime nga VMRO-DPMNE thonë se VLEN është e interesuar për Ministrinë e Shëndetësisë, që do ta merrte ASH-ja e Taravarit, ndërkaq Izet Mexhiti mund ta lërë funksionin e deputetit dhe të marrë drejtimin e Ministrisë për Sistem Politik, që tani drejtohet nga Artan Grubi. Lëvizja Demokratike e Mexhitit kërkon edhe Drejtorinë e Doganave. Alternativa e Afrim Gashit është e interesuar për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Arsimit, ndërkaq Besa e Bilall Kasamit mund ta marrë drejtimin e Ministrisë së Kulturës.

Nga VMRO-DPMNE nuk pritet që ta japin kryeparlamentarin, pasi thonë se ata kanë 58 deputetë, në krahasim me VLEN që ka 13./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu