Në një brifing me gazetarët, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, ka komentuar zhvillimet e fundit në Frontin Europian, prej të cilit doli kreu i PDSH-së Menduh Thaçi.
Në këtë takim me gazetarët, Mexhiti tha se Thaçi nuk ka komunikim me VLEN-in, por direkt me VMRO-DPMNE-në. Se a është dërguar nga Ahmeti apo vetë e ka sjellë një vendim të tillë, këtë Mexhiti tha se nuk e di, siç nuk kishte informacion se çfarë mund t’i ofronte Mickoski Thaçit. Mendon se mund t’i ketë ofruar ndonjë drejtori, por nuk mund ta konfirmonte një gjë të tillë.