Italia ashpërson rregullat për emigrantët, do t’u kontrollojë celularët sapo mbërrijnë në vend

Italia ka forcuar rregullat për çështjen e emigracionit, ashtu siç ka vendosur kabineti i mbledhur dje, 2 tetor. Tash e tutje, autoritetet policore do të mund të kontrollojnë telefonat celularë të emigrantëve dhe refugjatëve që mbërrijnë në brigjet italiane, me synimin për të konstatuar se nga cilat shtete vijnë, vendet e tyre tranzit dhe identitetin e tyre. Megjithatë, do të kërkohet pëlqimi i autoriteteve gjyqësore.

Prioritet absolut kanë rojet bregdetare dhe marina, të cilët duhet të njoftohen menjëherë nga OJF-të. Për organizatat që nuk do të respektojnë rregullat e reja, parashikohet një gjobë prej 10 mijë eurosh dhe konfiskim i përkohshëm i avionëve të tyre.

Ai gjithashtu redukton nga 14 në shtatë ditë periudhën gjatë së cilës azilkërkuesit do të mund të ankohen kundër refuzimit të kërkesës së tyre nga autoritetet. Në të njëjtën kohë, ata duhet të bashkëpunojnë në mënyrë domethënëse me policinë, në mënyrë që të konstatohen të dhënat e sakta.

Italia në vitin 2025 do të japë gjithashtu 10,000 leje të reja ligjore pune për kujdestarët e moshuar, ndërsa në të njëjtën kohë do të kufizojë rreptësisht dhënien e lejeve për punëtorët e huaj që mendohet se janë nga vendet “me rrezik të lartë të lëshimit të dokumenteve dhe certifikatave false”.

Më në fund, qeveria Meloni vendosi që punëtorët e huaj që janë viktima të shfrytëzimit dhe punës së padeklaruar, kur të denoncojnë këtë situatë të paligjshme, të marrin një leje qëndrimi gjashtëmujore, në përpjekje për t’i integruar në tregun e ligjshëm të punës. Kjo licencë mund të rinovohet për një vit shtesë ose për një periudhë më të gjatë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu