Ish-presidenti rus paralajmëron Perëndimin: E kanë gabim nëse mendojnë se nuk do i përdorim ar*mët bërthamore

Dmitry Medvedev, një zyrtar i lartë rus që shërbeu si president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, paralajmëroi sot SHBA-në që të marrë seriozisht paralajmërimet e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore për të shmangur Luftën e Tretë Botërore.

Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të fuqishëm të Rusisë, i tha televizionit RT se zyrtarët e lartë amerikanë nuk e duan Luftën e Tretë Botërore, por për disa arsye besojnë se “rusët nuk do të kalojnë kurrë një vijë të caktuar”.

“Ata e kanë gabim”, tha Medvedev për RT, duke shtuar se Moska beson se lidershipet aktuale politike në SHBA dhe Evropë nuk kanë “largpamësinë dhe mendjen e aftë” të Henry Kissinger.

“Nëse flasim për ekzistencën e shtetit tonë, siç ka përsëritur presidenti i vendit tonë, por edhe unë, shërbëtori juaj modest, e kam deklaruar, si dhe të tjerët, sigurisht që thjesht nuk do të kemi zgjidhje tjetër”, tha Medvedev.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu