Ish-ministri serb për Kosovë komenton masat e prezantuara nga Vuçiq: Një lutje për Prishtinën!

Ish-ministri për Kosovë Goran Bogdanoviq, ka vlerësuar se masat e prezantuara së fundi nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq për zgjidhjen e problemit të Kosovës, paraqesin vetëm një listë dëshirash sepse Serbia nuk ka mundësi ta zbatojë atë.

“Këto nuk janë masa, sepse asgjë nga këto nuk varet nga Beogradi, por një lutje për Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha Bogdanoviq në një intervistë për gazetën Nova.

Qeveria serbe miratoi së fundmi një konkluzion që urdhëron masa dhe reagim nga ministritë, për mbrojtje ligjore dhe socialo-ekonomike të serbëve në Kosovë, por edhe të interesave kombëtare të Serbisë.

Vendimi vjen një ditë pas masave që prezantuan nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në konferencën e tij të jashtëzakonshme për Kosovën.

Këto masa, përfshijnë kthimin e gjendjes para vendimeve të njëanshme të Qeverisë së Kosovës, shpalljen e Kosovës si zonë nën mbrojtje të posaçme sociale, përforcimin e mëtejmë i institucioneve serbe në Kosovë dhe që të mos lejohet mbyllja e tyre.

Sipas kryeministrit serb Milosh Vuçeviç kërkesa do t’i dërgohet Kuvendit serb për të shpallur të paligjshme të gjitha veprimet që janë në kundërshtim me marrëveshjet ndërmjet palëve negociuese, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu