Inter Miami dëshiron të bashkojë Ronaldon me Messin në Kupën e Botës për Klube

Inter Miami kërkon të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon, në një marrëveshje afatshkurtër që do ta bashkonte atë me Lionel Messin.

Ronaldo është i interesuar të marrë pjesë në Kupën e Botës FIFA 2025 për Klube këtë verë, siç raportohet nga “talkSPORT”.

Inter Miami i Messit është një nga 32 skuadrat që do të garojnë në Kupën e Botës për Klube FIFA, ku fituesit do të marrin 125 milionë dollarë.

Inter Miami është në Grupin A, së bashku me ekipe si Porto, Al-Ahly dhe Palmeiras.

Turneu do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara nga 14 qershori deri më 13 korrik.

Ronaldo aktualisht luan për Al-Nassr-in në Pro League Saudite. Ndërsa kontrata e 40-vjeçarit skadon në fund të sezonit, ai thuhet se ka vendosur të nënshkruajë një kontratë të re njëvjeçare.

Megjithatë, Ronaldo dyshohet se është i interesuar që fillimisht të nënshkruajë një marrëveshje afatshkurtër me një klub që po merr pjesë në Kupën e Botës për Klube FIFA.

Kjo i ka hapur rrugën David Beckham-it dhe Inter Miamit që të bëjnë një lëvizje të guximshme në afatin kalimtar, me klubin që thuhet se është i hapur për të bashkuar Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Inter Miami gjithashtu thuhet se do të jetë në gjendje të përballojë pagat e larta të Ronaldos. Ikona e Portugalisë aktualisht fiton 3.18 milionë paundë në javë te Al-Nassri.

Ndërsa Ronaldo thuhet se është i etur për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s të këtij viti, Messi do të luajë në të për herë të katërt në karrierën e tij historike.

Ronaldo ka një rekord të jashtëzakonshëm në kompeticion, duke shënuar shtatë gola dhe duke regjistruar tre asistime në tetë paraqitje në katër edicione të ndryshme (2009, 2015, 2017 dhe 2018).

Ikona e Al-Nassrit ka fituar katër Kupa të Botës për Klube të FIFA-s, tri gjatë kohës së tij te Real Madridi dhe një me Manchester United.

Nga ana tjetër, Messi ka shënuar pesë gola në pesë paraqitje. 37-vjeçari përfaqësoi Barcelonën në tre edicione të ndryshme (2010, 2012 dhe 2016), duke dalë fitimtar në të gjitha.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu