Ilire Dauti: Shqiptarët duhet të kenë territorin ku do shprehin sovranitetin dhe legjitimitetin e vetë

Depuetetja Ilire Dauti, në një proncim për gazetën LAJM, ka sqaruar se Aleanca për Shqiptarët, mbështetë idenë e BDI-së për ndarjen e vendit në territore, sipas modelit irlandez dhe belg. Dauti tha se kjo temë është nxitur pasi Qeveria e re në Shkup, nuk ka respektuar vullnetin politik të shqiptarëve, të shprehur me votë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Dy janë çështjet të cilat kisha dashur t’i ndaj me ju. E para është që përderisa ka ardhur në shprehje dhe nxiten tema të këtilla padyshim që ka patur arsye dhe tashmë të gjithë e dimë që shqiptarët këtu në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur pa territorin ku mund ta shprehin sovranitetin e vetë. Prandaj si mungesë e këtij sovraniteti dalin e lindin padyshim edhe tema të kësaj natyre. Dhe e dyta është që çështja e legjitimitetit dhe këtij sovraniteti që përcakton vetë qytetari se kush don t’i përfaqësojë në institucionet e shtetit nuk është çështje as individuale, as grupore, por është çështje shumë më e gjërë, ju takon jo subjekteve të posaçme, ju takon të gjitha partive politike dhe ju takon edhe partive maqedonase, nëse duan me të vërtetë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të hapëroj drejt BE-së. Por, megjithatë, situata në të cilën gjendemi për fat të keq rezulton e këtillë dhe mungesa e këtij sovraniteti, mugesa e këtij territori ku shqiptarët nuk kanë ku ta shprehin të drejtën e tyre për të përcaktuar kush do t’i përfaqësojë padyshim që nxit edhe tema të kësaj natyre. Prandaj, në lidhje me pyetjen që e parashtruat se Aleanca për Shqiptarët a e mbështetë një qëndrim të këtillë, unë mendoj se sapo e dhash përgjigjen, për faktin se mendoj është temë që na takon dhe ju takon të gjithëve sepse shqiptarët në asnjë formë nuk do të duhet që të lejojnë që për fatin tonë të përbashkët të vendos populli maqedon”, tha deputetja Ilire Dauti për gazetën LAJM.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu