I biri tentoi ta vriste me sëpatë, flet i përlotur babai: Mos e fusni në burg, djali ka nevojë për psikolog

Me sëpatë në dorë, në kërkim për të vrarë të atin, ishin këto pamjet e paprecedenta të mëngjesit të sotëm në Shijak. I gjendur në këtë situatë, babai i 35-vjeçarit në një prononcim për mediat ka kërkuar ndihmën e instancave përkatëse.

Ai thekson se i biri nuk ka nevojë që të burgoset, por të kurohet. Sipas tij, shkak është bërë gjendja e rënduar psikologjike e 35-vjeçarit, ndaj ai duhet ndihmuar.

Kërcënoi babain se do e vriste më sopatë dhe thikë, arrestohet 35-vjeçari në Maminas (EMRI)
“Ai ka nevojë për kurim, nuk ka nevojë për ta mbajtur të izoluar ose duke i folur ndonjë fjalë. Ai ishte duke pirë kafe dje përjasht, thikën e përdornim ne për të qeruar ndonjë gjë, sëpatën e pata unë për ta nxjerrë përjashtë. Në atë moment e kapi, ma mori. Çuni i ri, 35-vjeç, është alamet çuni. Gjynah ta mbash brenda, por çfarë të bësh”, tha ai.

Ai kërkoi që të birit t’i sigurohet një psikologe, pasi sipas tij shumë situata familjare kanë ndikuar në psikologjinë e tij.

“Ngaqë s’punonte, ka një dhomë atje [Itali], edhe mori ca lekë”, tha ai duke nënvizuar se edhe gjendja e rënduar ekonomike është një ndër shkaqet që e kanë çuar të riun në aktin ekstrem.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu