Hyn në fuqi kufizimi i marzhës, pritet ulja e çmimeve për 1000 produkte

Nga sot e deri më 30 prill, mbi 1000 produkte ushqimore dhe jo ushqimorë pritet të lirohen pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e marzhës dhe ngrirjen e çmimeve të disa produkteve. Etiketën “Më pak kosto, më shumë për ju” duhet të mbajnë produkte si, buka, mielli, qumështi, kosi, vezët, vaji i gatimit edhe disa produkte të tjera. Për mishin dhe produktet e mishit, sheqerin, orizin, fasulet, makaronat, djathin, margarinën, gjalpin, kafen, lëngjet, perimet dhe frutat e konservuara, si dhe për disa pije alkoolike është vendosur marzhë 10%, ndërsa 15% marzhë do të llogaritet për disa fruta dhe perime të freskëta dhe për produktet e higjienës personale dhe ushqimeve për fëmijë. Edhe përtej kësaj marzhë të caktuar nga Qeveria, qytetarët thonë se nuk mund të përballojnë çmimet me ato pak të ardhurat që marrin.

– Advertisements –

“Çdo gjë është e shtrenjtë, çdo gjë ka dalë jashtë kontrollit, kushtet janë katastrofë. Me pensionin nuk mund t’ia dalim jo, vetëm ndonjë ndihmë nga njerëzit se përndryshe nuk mund të jetohet me këto çmime pasi jemi si në Evropë, çmimet janë katastrofë”, u shpreh një qytetar.

“Ku ka lirë? Më dërgoni diku ku ka lirë. Nuk ka market të lirë? Jo, nuk ka askund. A është e vështirë të jetohet me të ardhurat që merr? Po, e vështirë për mua, jetoj me pension dhe sa bukë e kripë të hamë, aq, më shumë s’ka. Pensioni i ulët, 200 euro dhe çfarë të bëjmë me aq”, tha një tjetër qytetar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu