Humolli: Kurti është kopje e Rugovës dhe Thaçit

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli ka thënë se kryeministri Albin Kurti është një kopje e Ibrahim Rugovës dhe e Hashim Thaçit.

Në “DPT Te Fidani”, Humolli tha se kopja është gjithmonë më e keqe se origjinali.

“Kopja del gjithmonë më e keqe se origjinali. Ibrahim Rugova ka qenë origjinal. Hashim Thaçi ka qenë origjinal. E tash Albin Kurti është kopje e këtyre dyve, dhe del shumë më keq”, deklaroi Humolli, raporton Klankosova.tv.

Ai akuzoi kryeministrin Kurti se po i godet vlerat kombëtare, teksa tha se interes për këtë goditje ka vetëm shteti serb.

“Ai po e godet arsimin, sindikatat e punëtorëve, minatorët e Trepçës, veteranët e luftës. Më lehtë bashkëpunon me Mimozën (Kusari-Lila) sesa me mua. Dhe nëse ky mosrespekt ndaj kësaj vlere, atëherë është normale që ka goditje nga faktori ndërkombëtar. Dhe faktori ndërkombëtar, kur e sheh që ka hapësirë për të vepruiar, ai vepron. Albin Kurti u ka dhënë hapësirë për veprim”, deklaroi Humolli.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu