Dhuna është e pranishme te të rinjtë në vend. 18% e të rinjve kanë përjetuar dhe/ose qenë dëshmitarë të dhunës, ndërkohë që këto shifra janë shumë më të larta te të rinjtë në shkollat fillore dhe të mesme. Dhuna verbale është kryesisht e pranishme te të rinjtë, e ndjekur nga dhuna fizike. Vajzat e reja më së shumti përjetojnë dhunë verbale, psikologjike dhe sociale, ndërsa djemtë e rinj janë kryesisht viktima apo dëshmitarë të dhunës fizike. Vajzat e reja përjetojnë ngacmime seksuale më shpesh sesa djemtë e rinj. Këto mes tjerash janë gjetjet e hulumtimit: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut” nga Misioni i OSBE-së në Shkup.