A e gjykon Islami? Hoxhë Ahmed Kalaja flet për Hatin e TikTok-ut: Kjo vajza ka probleme!

Podcasti i njohur “Flet” me Ilnisa Agollin, një hapësirë diskutimesh që eksploron temat më të ndryshme, mirëpriti hoxhë Ahmed Kalajan si të ftuarin e radhës.

Në një bisedë të hapur dhe reflektuese, Kalaja trajtoi tema të rëndësishme rreth fesë myslimane dhe ndikimin e saj në shoqëri.

Një ndër pikat kryesore të episodit ishte diskutimi rreth fenomenit të Hatit, një vajzë me shami e cila është bërë virale në TikTok për stilin e saj unik të shprehjes dhe humorin, shpesh të paimagjinueshëm për një vajzë të mbuluar sipas normave të Islamit.

Hoxha Ahmed Kalaja shprehu qëndrimin e tij mbi këtë çështje, duke theksuar se feja nuk e paragjykon mënyrën se si individët zgjedhin të shprehin veten, për aq kohë sa nuk pretendojnë se janë shembulli ideal i myslimanëve.

“Ajo asnjëherë nuk ka pretenduar se është modeli i myslimanes ideale,” tha ai. “Ka gjetur atë formën e elaburimit të shprehjes, të reklamimit, fitimit, ato shakat e saj, nuk e gjykon Islami këtë gjë. Nuk mund të themi që ajo goca ‘obobo ca po bën’. Nëse Hati thoshte që ‘nëse doni myslimane të devotshme atëherë jam unë shembulli’, atëherë do thonim prit pak kjo vajza ka probleme të mëdha…”

Ky episod i “Flet” përforcoi idenë se dialogu dhe mirëkuptimi janë çelësi për të kuptuar më mirë kompleksitetin e individëve dhe lidhjen e tyre me besimin, kulturën dhe modernitetin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu