Hoxhallarët para politikanëve, besim i ulët në institucionet e shtetit (TABELA)

Shkup, 7 dhjetor – Besimi i qytetarëve tek institucionet kalon nga i ulët në të moderuar dhe nuk ka asnjë institucion në vend që gëzon besim të lartë. Shprehur në shkallën nga 1 deri në 10, Qeveria me 2.8, Parlamenti me 2.7, partitë politike 2.5, Prokuroria publike 2.5 dhe gjykatat 2.4 janë institucionet në të cilat qytetarët kanë besimin më të ulët. Presidenti i shtetit ka besim në 3.5, policia 3.8 dhe pushteti lokal 3.7 gëzojnë besim të moderuar ndërsa institucioni me besimin më të lartë është ushtria 4.9. Mediat 3.5 dhe organizatat joqeveritare 3.5 gjithashtu kanë besim të ulët deri në të moderuar, ndërsa organizatat dhe aleancat ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara 3.9, NATO 3.8 dhe BE-ja 3.5, dhe komunitetet fetare 4.4 gëzojnë besim të moderuar.

Këtë e dëshmon hulumtimi i opinionit publik “Praktikat për informim, ndjekjen e ngjarjeve aktuale dhe perceptimet e transparencës së institucioneve”, të cilën Instituti i Studimeve të Komunikimit e zhvilloi gjatë muajit tetor dhe nëntor të këtij viti. Hulumtimi shqyrtoi perceptimet e qytetarëve për besimin e tyre në institucione, transparencën dhe llogaridhënien, si dhe mënyrën se si qytetarët informohen dhe ballafaqohen me dezinformatat e mundshme.

CILAT JANË PERCEPTIMET PËR LLOGARIDHËNIEN E AUTORITETEVE SHTETËRORE?

Kur u pyetën nëse besojnë se Prokuroria Publike fillon rregullisht procedurat pas informacioni që kanë pranuar, më shumë se dy të tretat e qytetarëve shprehën mospajtim (72.5%), ndërsa pothuajse 40% nuk u pajtuan aspak që akuzat e ngritura nga prokuroritë, rregullisht kanë epilog gjyqësor. Madje 70% e të anketuarve besojnë se publiku nuk është i informuar për rrjedhën e procedurave gjyqësore.

Të pyetur për ngjarjet aktuale në periudhën e kaluar, një përqindje e lartë e qytetarëve u përgjigjën se institucionet shtetërore ndajnë pak ose aspak informacion për ndryshimet kushtetuese (64%), ndryshimet në Kodin penal (64.8%), marrëveshjen midis Qeverisë dhe kompanisë Bechtel-Enka për ndërtimin e autostradave (65.6%) dhe koncesionin e minierave në Strumicë (60.3%).Më shumë se dy të tretat e të anketuarve besojnë se komunikimi i institucioneve shtetërore është përkeqësuar për sa i përket bazës së arsyeshme të fakteve (37%) ose nuk ka ndryshuar në krahasim me vitet e fundit (42.5%).


SI INFORMOHEN QYTETARËT?

Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në hulumtim (55.6%) deklarojnë se dyshojnë në gjithçka që publikohet në media. Pavarësisht dyshimit të madh, më shumë se një e treta e të anketuarve (36.6%) nuk kontrollojnë botuesin/publikuesin e lajmeve, ndërsa më shumë se gjysma kurrë nuk kontrollojnë nëse lajmi ka një autor të nënshkruar (43.2%). Qytetarët kontrollojnë më shpesh, se si mediat e tjera raportojnë lajmet (42.2%) dhe konsultohen me njerëz që konsiderojnë se kanë njohuri për temën (43.9%).

Megjithëse dy të tretat e pjesëmarrësve të hulumtim (67.1%) deklaruan se mund të njohin dezinformatat, 41% e lartë u përgjigjën se ndonjëherë kanë ndarë lajme që më vonë kanë rezultuar të pasakta. Sipas hulumtimit, televizioni (66.2%) dhe mediat sociale (57.3%) janë burimi kryesor i informimit për qytetarët. Përqindje dukshëm më e ulët informohen përmes agregatëve të lajmeve në internet si Time.mk (19.7%) dhe faqet e internetit (20%). Pak më shumë se 10% informacionet e tyre i marrin nga miqtë dhe të njohurit, ndërsa gazetat (6.4%) dhe radioja (5.8%) janë burimi i informimit për përqindjen më të vogël të të anketuarve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu