Hidhet poshtë ligji për ndalimin e bixhozit, Lëvizja Antibixhoz: Qeveria të mos bëj lojëra

Deputetet e Komisionit ligjvënës juridik me 9 vota pro dhe 2 kundër votuan se ligji për lojrat e fatit është i papranueshem dhe nuk duhet të shkoj në procedurë të mëtutjeshme. Një ndër propozuesit e këtij ligji është edhe Ilire Dauti e cila deklaroj se me këtë veprimtari do të mund të merren vetem afaristët, të cilët vendin për organizmin e lojrave të fatit ta caktojnë vetëm në hotele me 5 yje.

“Me këtë veprimtari do të mund të meren të gjithë ato afaristë por të cilen do të duhet vendin për organizimin e lojrave të fatit ta caktoj apo ta kenë vetëm në hotele me 5 yje. Këto mjete, të cilat parashihet që t i paguajnë të gjithë ato që do vendosin të reklamojnë këtë veprimtari në hapësira që janë të kalueshme dhe janë urbane do të duhet që sipas pikës 2 nenit 11 pra mjetet e paguara nga paragrafi 1 i këtij neni komunat t i përdorin për mbështetje të sporiti dhe aktiviteteve tjera të komunës, personave me nevoja të veçanta, organizatave të invalitëve dhe shoqatave të qytetarëve për luftë kundër dhunës në familje”, tha Ilire Dauti, deputete.

Ndërkaq në një deklarat për Klan Maqedoni nga Lëvizja Antibixhoz presin nga Qeveria të mos bëjë politikë apo lojëra rreth këtij ligji, por që sa më shpejt të sjellë ligjin për mbylljen e lojrave të fatit.

“Është e vërtetë se propozimi i Ilire Dauti nuk është pranuar, por Qeveria e kaluar seancën që ishte ligji për lojrat e fatit nuk arriti të kalojë, tani me disa ndryshime që ka premtuar kjo qeveri që sot është në funksion – ndoshta do të kaloj një ligj më të mirë se ajo, prandaj ne e ndjekim situaten me vëmendje që ky ligjë të kaloj në mënyrën më të mirë që është”, tha Jushi Emrullahu nga Lëvizja Anti-bixhoz.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, propozuesit e këtij ligji thonë që organizatorët e lojërave të fatit në kazino, pika bastesh, klube automatike dhe lotari të tipit të mbyllur, reklama, njoftime dhe shpallje në vende publike si dhe për emërtimin e lokalit afarist, të paguajë shumën mujore prej 200 euro në denarë, ekuivalente për çdo m2 sipërfaqe në të cilën gjendet emri, shpallja, njoftimi, të cilat mjetet paguhen në llogari të veçantë të komunës në territorin e së cilës ndodhet objekti afarist.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu