Hakerët rusë po sulmojnë uebfaqet e institucioneve të Kosovës, thotë eksperti i kibernetikës

Njohësi i sigurisë kibernetikës, Halil Berisha, ka thënë se qe tri ditë faqet e institucioneve shtetërore po përballen me sulme prej Rusisë.

Faqet e prekura janë e kryeministrit, ministrive, aeroportit, por edhe organizatave të tjera, shkruan Zeri.info.

Sipas tij, krejt kjo po bëhet për shkak të përkrahjes që Kosova ia ka dhënë Ukrainës.

“Shumica e uebfaqeve të sulmuara tash janë rikthyer dhe funksionojnë pa problem. Sipas të gjitha shenjave, sulmi është DDoS dhe të dhënat janë të sigurta.

Ky sulm çon vizita në numër aq të madh njëkohësisht sa që uebfaqet nuk mund t’i përballojnë”, u shpreh Berisha.

Eksperti i kibernetikes u shpreh se institucionet e Kosovës kanë reaguar shumë shpejt dhe në mënyrë efikase ndaj këtyre sulmeve e që sipas tij kjo dëshmon se në vend ka njerëz që janë të aftë për të mbrojtur të dhënat.

“Këto sulme duhet të japin informatat e nevojshme për këtë punë.

Gjithashtu, këto grupe ruse janë duke u përgatitur për një valë të re sulmesh, ku mund të përfshihen edhe kompanitë, kështu që për mbrojtje duhet të fillohen përgatitjet nga secili institucion, agjenci, kompani e organizatë!”, shkroi ai ndër të tjera. /Zëri

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu