Trajneri Pep Guardiola ka folur për Topin e Artë duke bërë një krahasim interesant, pasi e quajti Cristiano Ronaldon përbindësh, ndërsa babai i tij është Lionel Messi.
Rodri e fitoi Topin e Artë të hënën ndërsa ka pasur shumë ankesa me pretendimet se trofeun e meritoi Vinicius Junior.
Guardiola është i mendimit se e tërë situata për Topin e Artë ka ndryshuar ngase Messi e Ronaldo dikur ishin në nivel tjetër, kurse tani të gjithë mund ta fitojnë Topin e Artë.
“Më kujtohet kur isha te Barcelona, kishim tre lojtarë të nominuar për ta fituar Topin e Artë. Xavi e Iniesta nuk mund ta fitonin sepse ishte një përbindësh aty. Messin nuk mund ta mposhte askush, vetëm Cristiano Ronaldo. Cristiano ishte përbindëshi, ndërsa babai i përbindëshit është Messi”.
“Të dy kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme, mund të them lehtësisht për 15-20 vite, ndoshta në ato momente Xavi e Iniesta e meritonin gjithashtu. Rodri dje mori atë që futbolli spanjoll e ka merituar që sa kohë”, deklaroi ai.
Pep Guardiola: Cristiano [Ronaldo] was a monster, and the father of the monster is [Lionel] Messi. 👑
🔗 https://t.co/OgTSlvLn0F pic.twitter.com/VuKxk9vvMH
— Hayters TV (@HaytersTV) October 29, 2024
Real Madridi s’ishte fare i pranishëm në ceremoninë e Topit të Artë, ngase besonin se UEFA ka ndikuar në vendimin që çmimin e lojtarit më të mirë në botë t’ia japin spanjollit para brazilianit.