Gjyqtari Elvedin Ferati nga Gjykata Themelore Tetovë i ka korrigjuar notat në Universitetin e Tetovës, konfirmoi Antikorrupsioni

Gjyqtari Elvedin Ferati nga Gjykata Themelore e Tetovës, i diplomuar në gjeneratën e gjashtë të studentëve të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, në konkurs ka aplikuar në atë kohë me notën 8.20 dhe në diplomën për studimet e kryera në drejtësi në Universiteti i Tetovës, kishte një mesatare prej 7.88, transmeton Portalb.mk.

Këtë e ka zbuluar Inspektorati shtetëror i arsimit, i cili me urdhër të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), ka kontrolluar dokumentacionin e të gjithë kandidatëve të mëparshëm që janë pranuar dhe diplomuar në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë.

Më pas Inspektorati Shtetëror hyri në Universitetin e Tetovës. Në Librin e Regjistrit të Departamentit të Drejtësisë, Ferati kishte korrigjuar tre nota.

“Notat janë korrigjuar duke i bërë më të larta, ndërkohë që nuk ka pasur kërkesa për ridhënie provimesh, as raporte dhe as dëshmi për rimarrje të tri provimeve. Inspektorati Shtetëror i Arsimit e ka njoftuar menjëherë Prokurorinë Publike kompetente”, tha kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, në seancën e sotme.

Nga kontrolli i KShPK-së, Inspektorati i Arsimit dhe Arkivi i Maqedonisë janë gjetur 400 vërtetime 7/1, dhe vetëm për 180 kredite, të cilat fatmirësisht janë lëshuar vetëm nga Universiteti i Shtulit.

KShPK nuk e di se ku punojnë këta të rinj të diplomuar të Universitetit të Shtulit me certifikata të tilla ilegale, ndërsa siç tha Ivanovska, lajmi i mirë është se me nota të falsifikuara dhe certifikata të paligjshme me numër të pamjaftueshëm të krediteve, në Akademisë së Gjyqtarëve ka vetëm 3-4 raste të izoluara.

Kujtojmë se Forumi për Ndryshime në Arsim akuzoi Ministrinë e Arsimit për heshtje në rastin e avancimit kundërligjor të një profesori të USHT-së. Sipas drejtuesve të Forumit, Agron Alili ka fituar thirrjen shkencore docent nga fakulteti i shkencave matematiko-natyrore pa i përmbushur kushtet elementare, përkatësisht titulli i është dhënë me mesataren prej 6.7 apo shumë me notë më të dobët se ajo që kërkohet me ligj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu