Telenovela rreth vulës së partisë Aleanca për Shqiptarët duket se ka marrë fund. Gjykata e Tetovës ka konfirmuar sot se vula i takon përfundimisht krahut të Ziadin Selës, duke e mbështetur edhe një herë vendimin e mëparshëm.
Ky epilog vjen pas një periudhe të gjatë përplasjesh brenda partisë, duke i dhënë fund debatit për drejtimin zyrtar të Aleancës për Shqiptarët.