Gërvalla për rastin e Faton Hajrizit: Nuk kemi asnjë garancë se ai është vrarë në Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë sot se autoritetet zyrtare në Kosovë nuk kanë ende asnjë garancë se Faton Hajrizi është vrarë në Serbi. Ajo ka deklaruar se autoriteteve kosovare i ka ardhur vetëm një mostër me shenjat e gishtërinjve, të cilat kanë rezultuar të jenë të Faton Hajrizit. Megjithatë, ajo tha se rasti i Faton Hajrizit është ende në “mjegull”.

“Siç e thatë, bashkëpunimi jo vetëm që është i vështirë, por edhe inekzistent. Kemi shpërndarë të gjitha informacionet në kohë me të cilat kemi mundur të pajisemi gjatë kësaj kohe. Kemi pasur një mostër të shenjave të gishtërinjve të një personi, të cilat pas verifikimit në Kosovë [është konstatuar të jetë Faton Hajrizi, mirëpo nuk kemi asnjë garancë që bëhet fjalë as personin në fjalë, as për pretendime të tjera. Deri më tani, e gjithë situata është në mjegull”, tha ministrja Gërvalla.

Të premten e javës së kaluar, Faton Hajrizi dyshohet se u vra nga pjesëtarët e Policisë serbe në rrethinën e Lozicës në afërsi të kufirit me Bosnje e Hercegovinën. Hajrizi ndodhej në arrati në Serbi për shkak të dyshimeve se kishte vrarë një polic dhe se kishte plagosur një tjetër. Sipas zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, Hajrizi nuk i ishte dorëzuar autoriteteve serbe dhe i njëjti kishte shtënë në drejtim të policisë, me shkas edhe kanë reaguar duke e qëlluar Hajrizin për vdekje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu