Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në takimin me homologen e saj sllovene, Tanja Fajon, kanë diskutuar mbi rolin e Sllovenisë gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit në muajin shtator, i cili përkon me debatin e Asamblesë së Përgjithshme të shtatorit, kur liderët botërorë do të mblidhen në New York.
Në komunikatë bëhet e ditur se Gërvalla dhe Fajon diskutuan gjithashtu për marrëveshjet ndërshtetërore, njohjen reciproke të patentave të shoferëve, zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe mbështetjen e Sllovenisë në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës.
Takimi mes dy ministreve u zhvilluar në kuadër të Forumit të Bledit, njoftojne nga Ministria per pune te Jashtme.